E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO-VIDEO/ Emiratet e Bashkuara Arabe arrestojnë 27 të dyshuar si të lidhur me një rrjet terroristësh iranianë

Autoritetet e Emiratet e Bashkuara Arabe kanë zhvilluar një operacion të gjerë policor për të shkatërruar një organizatë terroriste të lidhur me Iranin, e cila dyshohet se po planifikonte sulme në territorin e vendit.

Në një deklaratë zyrtare, shërbimet e sigurisë njoftuan arrestimin e disa anëtarëve të kësaj organizate, të cilët akuzohen se po përgatisnin “akte terroriste dhe sabotim në territorin kombëtar” dhe vendet e Gjirit. Sipas autoriteteve, hetimet kanë zbuluar lidhje të drejtpërdrejta me Irani.

Autoritetet publikuan gjithashtu emrat dhe fotografitë e 27 personave të arrestuar.

Një video nga operacioni i ndërmarrë nga forcat e sigurisë është bërë publike, duke treguar momentet e ndërhyrjes për shpërbërjen e organizatës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›