E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi me përfaqësues të agro-turizmit në Tiranë, Manastirliu: Pas Shkodrës, Bashkia e Tiranës më shumë interes për Paketën e Maleve

Kryeministri Edi Rama  po zhvillon një takim sot në 20 prill me përfaqësues të agro-turizmit në Tiranë, për të folur për Paketën e Maleve.

Fjalën e para e mbajti Ogerta Manastirliu.

Sipas saj, në Bashkinë e Tiranës ka interes të shtuar për Paketën e Maleve.

“Tirana rurale ka një potencial të madh dhe duhet që të shfrytëzohet. Duhen ulur barrierat, edhe në raport me komunikimin. Ne duhet të bashkëpunojnë më shumë për ekonominë e Tiranës, që të rrisim investimet në këto zona. Duhet të ulim pengesat burokratike. Qeveria jep kredi lehtësuese, ndërsa programet si Paketa e Maleve kanë gjetur tashmë interes në terren. Bashkia e Tiranës ka më shumë interes për Paketën e Maleve, pas Bashkisë së Shkodrës”, tha ndër të tjera Manastirliu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›