E Martë, 3 Nëntor 2026

FOTOT- Aksident rrugor në aksin Lin- Pogradec

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në aksin Lin-Pogradec, në afërsi të fshatit Pojskë, ku një automjet me targa greke për shkak të prezencës së ujit në rrugë, duket se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik-ndarësen.

Sipas informacioneve nga policia, janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ky është aksidenti më i fundit që ndodh në këtë aks rrugor, ku vetëm 2 ditë më parë 2 automjete u përplasen me njëra- tjetrën, ku 3 shtetas u plagosën.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›