E Diel, 1 Nëntor 2026

FRANCË – Macron: Operacion tokësor i Izraelit në Liban nënkupton përshkallëzim të konfliktit

PARIS, 3 mars /ATSH-ANSA/ – Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi Izraelin këtë mbrëmje kundër një operacioni tokësor në Liban, i cili do të ishte “një përshkallëzim i rrezikshëm dhe një gabim strategjik”.

Duke folur për televizionin francez, Macron tha se ‘’Hezbollahu kishte bërë një gabim serioz duke goditur Izraelin i pari’’.

“Që nga orët e fundit lufta është përhapur në Liban, nga i cili Hezbollahu ka bërë gabimin serioz të goditjes së Izraelit dhe rrezikimit të libanezëve. Izraeli thuhet se po vendos për një operacion tokësor, i cili do të ishte gjithashtu një përshkallëzim i rrezikshëm”, theksoi Macron.

Presidenti francez i bëri thirrje Izraelit të “respektojë territorin libanez dhe integritetin e tij”.

“Franca mbetet në krah të autoriteteve libaneze në përpjekjet e tyre të guximshme për të rifituar kontrollin e sigurisë së tyre”, shtoi ai. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›