FUTBOLL – ”Chelsea” fiton Conference League

VROCLAV (Poloni), 28 maj /ATSH-DPA/ – Skuadra angleze e ”Chelsea”-t u rikthye sonte nga një disavantazh 0-1 për të mposhtur skuadrën spanjolle të ”Real Betis”-it 4-1 dhe për të fituar Conference League, ndeshje e zhvilluar në Vroclav të Polonisë.
Me këtë fitore, skuadra angleze u bë skuadra e parë që fiton të tre kupat e UEFA-s, ku dy të tjerat janë Champions League dhe Europa League.
Abdessamad Ezzalzouli i dha ”Betis”-it një epërsi të hershme, që në minutën ‘9, por golat në pjesën e dytë nga Enzo Fernandez, Nicolas Jackson, Jadon Sancho dhe Moises Caicedo i siguruan ”Chelsea”-t trofeun.
“Blutë” e Enzo Maresca-s, fillimisht pa frymëzim dhe duke qenë në disavantazh me një gol nga Eze Abde (‘9), luajtën një pjesë të dytë të zjarrtë, e shpërblyer me golat e Enzo Fernandez (’65), Nicolas Jackson (’71), Jadon Sancho (’83) dhe Moises Caicedo (’90+4).
”Betis” po përpiqej të fitonte titullin e parë evropian, por nuk i ofroi asgjë ”Chelsea”-t pas pushimit./ a.jor.