E Martë, 3 Nëntor 2026

FUTBOLL – Lopetegui merr drejtimin e Katarit

BERLIN, 1 maj /ATSH-DPA/ – Ish-trajneri i klubeve të Spanjës dhe Premier League, Julen Lopetegui, është emëruar drejtues i Katarit me qëllimin e parë për të udhëhequr ekipin në Kupën e Botës të vitit të ardhshëm.

Federata e Futbollit të Katarit tha sot se ”Lopetegui ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2027, kur Kupa e Azisë luhet në Arabinë Saudite. 58-vjeçari vjen pas bashkatdhetarit spanjoll Luis Garcia”.

Ndeshjet e para të Lopeteguit do të jenë kualifikueset e Kupës së Botës në qershor kundër Iranit dhe Uzbekistanit.

Katari, vendi pritës i Kupës së Botës 2022, renditet i katërti në grupin e tij dhe duhet të përfundojë i treti ose i katërti për të arritur në fazën tjetër kualifikuese.

Lopetegui trajnoi Spanjën në sezonin 2016-2018, duke u detyruar të shkonte disa ditë para Kupës së Botës 2018 në Rusi, sepse ishte në bisedime me Real Madridin pa dijeninë e Fedencës Spanjolle.

Ai e drejtoi Realin për disa muaj përpara se t’i duhej të largohej dhe më pas ishte në krye të Seviljes, duke fituar Europa League në vitin 2020.

Lotetegui u transferua në Angli në vitin 2022 për të marrë drejtimin e Wolverhampton Wanderers dhe ishte trajneri i fundit te West Ham United, ku iu desh të largohej pas më pak se gjashtë muajsh në janar./  a.jor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›