E Martë, 3 Nëntor 2026

Berisha në Belsh: Do të dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë

TIRANË, 1 maj /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paraqiti sot kandidatët për  “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për qytetin e Belshit dhe Cërrikut.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal edhe tek prezantimi i programit të PD-së. Berisha theksoi se programi i PD-së është dyfishimi i buxhetit për shëndetësinë.

“Çdo pensionist do ketë të drejtë analiza të plota në vit dy herë falas, të garantuara nga shteti”, u shpreh Berisha.

Berisha tha se “mjekëve dhe infermierëve do u dyfishohen rrogat”.

Berisha u ndal edhe tek rimbursimi i ilaçeve.

“Miq, a mundet një shtet me 8 milardë euro buxhetin, të lërë pa ilaçe, të lërë në kthetrat e vdekjes të sëmurët në Spitalin Onkologjik? Në vitin 2010 apo 2013, ne kishim gjysmën e këtij buxheti, po pa ilaçe nuk mbetën kurrë ata.  Nuk mundet kurrsesi. Janë përparësi absolute”, u shpreh Berisha. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›