E Diel, 1 Nëntor 2026

FUTBOLL – Mbi 890 të arrestuar gjatë festimeve të dhunshme të PSG-së

PARIS, 1 qershor /ATSH-AA/ – Arrestimet janë rritur me më shumë se 45 për qind krahasuar me vitin e kaluar, pasi 178 oficerë policie dhe pjesëtarë të xhandarmërise u plagosën.

Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez tha sot se më shumë se 890 persona u arrestuan në të gjithë Francën pasi festimet e triumfit të Paris Saint-Germainit ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve u shndërruan në festime të dhunshme gjatë fundjavës.

Duke folur për “France Inter”, Nunez tha se autoritetet kryen më shumë se 890 arrestime në të gjithë vendin gjatë periudhës dy-ditore, sipas transmetuesit BFMTV.

Ai tha se shifra përfaqësonte një rritje prej më shumë se 45 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Nunez tha se 178 oficerë policie dhe pjesëtarë të xhandarmërisë u plagosën gjatë trazirave.

Sipas BFMTV, 312 të arrestuarve më pas iu caktua paraburgim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›