FUTBOLL – Ten Hag trajneri i ri i Bayer Leverkusenit

BERLIN, 26 maj /ATSH-DPA/ – Ish-trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, është emëruar trajneri i ri i Bayer Leverkusen me një kontratë deri në vitin 2027, njoftoi klubi i Bundesligës.
Ai zëvendëson spanjollin Xabi Alonso, i cili do të kalojë te Real Madridi.
Leverkuseni përfundoi i dyti pas Bayern Munich në sezonin e Bundesligës që përfundoi së fundmi, pasi kishte fituar ligën dhe kupën nën drejtimin e Alonsos sezonin e kaluar.
Ten Hag, i cili pati sukses me ekipin rezervë të Bayernit dhe Ajax Amsterdamin, u shkarkua nga United në tetor pas dy vitesh të vështira në krye të klubit anglez që po kalonte vështirësi.
“Leverkuseni është një nga klubet më të mira në Gjermani dhe është gjithashtu pjesë e elitës evropiane”, tha ai në një deklaratë.
“Mbeta shumë i impresionuar nga bisedat që pata me drejtuesit”, shtoi ai./ /os/