E Martë, 3 Nëntor 2026

Igli Tare drejtor sportiv i AC Milan, Rama: Krenar, kush do ta imagjinonte dot

TIRANË, 26 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama uroi mbrëmjen e sotme Igli Taren për emërimin e tij si drejtor sportiv i ekipit të parë të AC Milan.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se ndihet krenar për arritjet e Tares.

“Uau, Milani nën urdhërat e një shqiptari, kush do ta imagjinonte dot? Tani e paimagjinueshmja tjetër është që emri i shqipos të hyjë në historinë e Milanit! Krenar për ty vëlla”, shkruan Rama.

AC Milan njoftoi sot emërimin e Igli Tares si drejtor sportiv i ekipit të parë. Ai do t’i raportojë drejtpërdrejt drejtorit ekzekutiv të Klubit, Giorgio Furlani.

I lindur në Vlorë, më 25 korrik 1973, Tare ka përvojë të gjerë në futbollin profesionist italian, pasi ka luajtur për Brescia-n, Bologna-n dhe Lazion.

Pasi u tërhoq nga karriera e tij si lojtar, ai punoi si një drejtues i profilit të lartë, duke shërbyer si drejtor sportiv i S.S. Lazio – për më shumë se 15 vjet.

Ai kontribuoi ndjeshëm në sukseset e fundit të Klubit, duke përfshirë tre tituj të Kupës së Italisë dhe tre Superkupa Italiane. /j.p/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›