E Martë, 3 Nëntor 2026

FUTBOLL – Vdes golashënuesi më i mirë i Japonisë, Kunishige Kamamoto

TOKIO, 10 gusht /ATSH-DPA/ – Golashënuesi më i mirë i Japonisë, Kunishige Kamamoto, vdiq sot në moshën 81 vjeç nga pneumonia, deklaroi Shoqata e Futbollit të Japonisë (JFA) në një deklaratë.

Shoqata tha se ai kishte qenë duke iu nënshtruar trajtimit për njëfarë kohe.

Kamoto shënoi 75 gola në 76 ndeshje për ekipin kombëtar.

I lindur në Kioto fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike të vitit 1968 në Meksikë, ku ai ishte golashënuesi më i mirë i turneut me shtatë gola, duke ndihmuar Japoninë të arrinte rezultatin e saj më të mirë në Lojërat Olimpike Verore.

Ai e kaloi të gjithë karrierën e tij me Yanmar Diesel, i njohur tani si Cerezo Osaka, duke shënuar 202 gola në 251 ndeshje të J-League, një rekord, sipas JFA.

Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, Kamamoto kishte plane për t’u transferuar në një klub të Bundesligës, por kjo nuk u realizua kurrë.

Gjatë jetës së tij, ai trajnoi Matsushita Electric dhe Gamba Osaka, përpara se të shërbente si nënkryetar i JFA për tetë vjet nga viti 1998. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›