E Diel, 1 Nëntor 2026

Fabrikat e veshjeve kontrabandë në Tiranë, arrestohen dy personat e shpallur në kërkim

Policia e Tiranës ka lokalizuar dhe ndaluar dy personat e shpallur në kërkim një ditë më parë, pas zbulimit të fabrikave që sillnin në Shqipëri veshje të kontrabanduara dhe i shisnin sikur të ishin veshje origjinale të markave të njohura ndërkombëtare.

Policia njofton se u arrestua shtetasi turk Ozkan Sulun, i cili koordinonte procesin e stampimit me logo false.

Gjithashtu u arrestua Lindion Haka, bashkadministrator i njërës prej magazinave ku kryhej procesi.

Ditën e djeshme, në pranga u vunë katër persona, Luan Haka, Ali Bushati, Xhuljo Lecaj, administratorë të fabrikave, dhe Arjan Hida qiradhënësi i pronave./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›