E Diel, 1 Nëntor 2026

Fajon Shqiperia ka ulurndjeshem numrin e azilkerkuesve

Bashkimi Europian duket do menjanoje tezen per pezullimin e perkohshem te regjimit te vizave mbi baze te perqindjes se azilkerkuesve ne shtetet anetare te BE-se.

Ne po shkojme ne drejtimin e duhur se bashku me presidencen daneze dhe asaj te meparshme polake si dhe Komisionin Europian per arritjen e nje kompromisi lidhur me heqjen e perqindjeve te azilkerkuesve kur flasim per perkufizimin e nje situate alarmante ne nje nga shtetet anetare. Mendoj se eshte e mjaftueshme te thuhet nese ka nje rritje te papritur ose nje rritje e madhe e azikerkuesve ose emigranteve te jashteligjshem dhe Komisioni mund te vleresoje se sa serioze eshte situata. Ne nuk kemi nevoje per perllogatje matematikore se kjo mund te jete kundraproduktive wshtw shprehur eurodeputetja Tanja Fajon.

Serbia mbetet problematike lidhur me numrin e azilkerkuesve ne territorin e shteteve anetare te BE-se nderkohe qe Shqiperia e ka ulur ndjeshem numrin e tyre.

Ne kemi marre raportin e fundit te FRONTEX dhe mbi baze te ketij raporti edhe pse shifrat e azilkerkuesve nga rajoni jane ulur pergjithesisht. Ajo qe ka numrin me te madh eshte Serbia. Gjithashtu kemi pare nje rritje te numrit te azikerkuesve nga Bosnja fundin e vitit te shkuar. Perfitoj nga rasti qe ti bej apel ketyre vendeve pasi levizja e lire e qytetareve te tyre eshte ne rrezik. Shqiperia ka ulur ndjeshem numrin e azilkerkuesve dhe aktualisht nuk perben problem shprehet Fajon. ah/Shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›