E Martë, 3 Nëntor 2026

Falet Kurban Bajrami në xhaminë e rikonstruktuar Allajbegi në Maqellarë

TIRANË, 6 qershor /ATSH/ Sot u fal Kurban Bajrami në xhaminë e rikonstruktuar, Allajbegi.

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndau sot pamje nga kjo xhami, e cila është ndërtuar para 500 vitesh nga Sheh Murat Bejku, në Maqellarë të Dibrës.

Xhamia është monument kulture i kategorisë së parë – shpallur në vitin 1974.

Balluku theksoi se, xhamia ishte lënë në harresë dhe ishte dëmtuar.

“Në vitin 2024 filloi rikonstruksioni me fonde të qeverisë shqiptare i kësaj perle të Islamit dhe sot u hapën dyert për besimtarët myslimanë. Zoti na udhëzoftë gjithmonë për punë të mira”, shkruan Balluku në rrjetet sociale. /j.p/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›