E Martë, 3 Nëntor 2026

“Libri të ban të lirë”, panairi i parë i librit në Shkodër

TIRANË, 6 qershor/ATSH/ Famullia e Shkodrës ka sjell për herë të parë në qytetin verior panairin e librit me moton “Libri të ban të lirë”, me pjesëmarrjen e botuesve nga Shqipëria dhe Kosova.

Në panairin i cili mbahet për tre ditë me radhë në oborrin e Katedrales Katolike në Shkodër, do prezantohen për lexuesin shkodran titujt e tyre të në kategorinë e librave artistik për të rritur, fëmijë dhe studimorë.

Programi i këtij panair është i pasur me aktivitete për librin, promovimin e titujve të rinj si dhe lexime nga autorët.

“Kisha në misionin e vet kërkon promovimin, zhvillimin e jetës njerëzore në të gjitha dimensionet e saj, prandaj nuk habit fakti i një panairi libri në oborrin e Katedrales, sepse panairi është i lidhur ngushtë edhe me këtë ambient që i përket kishës, Katedrales, siç është biblioteka. Besoj që kjo bibliotekë e vogël është bërë shkas i mirë për këtë ngjarje” është shprehur Dom Vlash Palaj, famullitar i Shkodrës.

Gjovalin Çuni, drejtor i bibliotekës “Zoja e Shkodrës” është shprehur për mediet se:  “jam shumë i lumtur që më së fundi, pas sa e sa viteve punë në fushën e bibliotekave dhe si drejtues i tyre, arrita të shoh të organizuar një panair libri në qytetin e Shkodrës. Ky është panairi i parë dhe mendoj që pas tij do të vijnë të tjerë”.

Programi i panairit “Libri të ban të lirë” përfshin promovime librash, takime me autorë, leksione të hapura dhe lexime artistike nga emra të njohur të letërsisë shqipe, pjesëmarrje të botuesve të rëndësishëm, koncerte, si dhe net letrare në amfiteatrin e hapur pranë Katedrales “Shën Shtjefni” të Shkodrës.

Ndër autorët pjesëmarrës në panair janë Stefan Çapaliku,  Artur Baku, Andreas Dushi, Suad Arilla, Durim Taçi, Ledia Dushi, Liridon Mulaj, Arjola Zadrima, Lekë Tasi, Xhahid Bushati, Ndue Ukaj dhe Mark Lucgjonaj.

1 nga 5

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›