E Diel, 1 Nëntor 2026

Familjet që do të përfitojnë bonusin e qirasë



Rreth 36 familje në nevojë përfitojnë trajtimin me bonus qiraje. Këshilli Bashkiak i Tiranës, në mbledhjen e tij të radhës vendosi për përfitimin e bonusit të qirasë për familjet e larguara nga shtëpitë e tyre, të ndërtuara në breg të lumit të Lanës, pranë Maternitetit të Ri. Të gjithë emrat e këtyre familjarëve u përjashtuan nga emrat e tjerë që kanë aplikuar, për shkak të problemit të tyre me bashkinë dhe premtimin që i’u dha Bashkia e Tiranës, për të “dorëzuar” bregun e Lanës për punimet e bashkisë.
Seanca pati disa debate mes anëtarëve të këshillit, ku disa kërkuan të shpjegohej mënyra e përfitimit të bonusit dhe arsyet e trajtimit përderisa familjet ishin pa dokumenta të rregullta për 70-80 vite me radhë. Nënkryetari i Bashkisë, Eduard Shalsi sqaroi se përderisa bashkia i detyroi të dilnin jashtë, duke mos pasur asnjë mundësi jetese, atëherë iu dha ndihmë duke iu ofruar bonusin e qirasë. Familjet u detyruan të aplikonin për bonus qiraje pranë Bashkisë së Tiranës, pas prishjes së ndërtesave që iu bë nga Policia Bashkiake, për shkak të pastrimit të lumit të Lanës nga ndërtimet pa leje. Rreth 100 familje u detyruan të largoheshin nga banesat e tyre, ndërsa bashkia u premtoi se do të trajtoheshin të gjitha familjet me bonus qiraje. Një pjesë e tyre nuk preferuan të aplikonin dhe të dorëzonin dokumentacionin për përfitimin e bonusit.

Përfituesit
Gazmend Ramazan Luga
Shkëlqim Nevruz Shaqiri
Ramazan Jusuf Luka
Fatmir Sali Luga
Ramazan Sali Luga
Naze Qazim Luka
Qamil Sali Luga
Xhelal Sali Luga
Hysen Elmaz Sejdini
Alfred Din Tahiraj
Bujar Vafsi Meta
Lulzim Zeqir Luka
Fatime Zeqir Luka
Gëzim Islam Luka
Lik Hasan Bega
Besim Islam Luka
Spratak Hasani
Baki Hasani
Astrit Hasani
Robret Hasani
Ramazan Rexhep Osmani
Gentian Agim Doçe
Xhemal Ramadan Lico
Bashkim Zeqir Luka
Hamdi Lala
Nesti Nako
Lipi Gjaci
Vangjush Rema
Jetnor Malaj
Bujar Mehja
Lefter Kaziu
Shpëtim Hakrama
Gëzim Ramadani
Esperanca Hasani
Elton Buçpepaj
Hajdar Limani

18 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›