E Diel, 1 Nëntor 2026

Fasonët kërkojnë lehtësira fiskale: Zero taksë për lëndët e para, të rritet pragu i tatueshëm mbi të ardhurat

Sektori i manifakturës ka propozuar një paket lehtësirash në komisionin e Ekonomisë dhe Financave për të dal nga gjendja e vështirë ku ndodhet. Disa nga kërkesat kryesore ishin rritja e  koeficientit të  amortizimit për makinerit, zerimi i taksave për lëndën e parë si dhe mekanizma kompensues për kursin e këmbimit.

Gjithashtu shoqata kërkon që garancia shtetërore të jetë permanente, me normë interesi 2.5% dhe me mbulim kolaterali deri në 70%.

“Sa i takon rritjes së koeficientit të amoritizimit, nga 20% që është aktualisht, të rritet në 40%, sa i takon pajisjeve makineri për prodhimin, pra investimet dhe inovacionin”, tha Edvin Prençe kryetar i ProEksport Albania

“Taksat duhet të hiqen, duhet të zerohen”, u shpreh Florian Zekia, anëtar i ProEksport Albania.

Rishikimi i Tatimit mbi të Ardhurat Personale dhe rimbursimi pas rritjes së pagës minimale të zbatohet për të gjitha nivelet e pagave ishin disa propozim e tjera.

“Ajo që kërkojmë ne është që të mos kufizohemi me një numër të caktuar punonjësish të përzgjedhur. Ky suport të bëhet me një kompensim fiks për 9 muaj siç e ka menduar qeveria, por të bëhet për të gjithë numrin e punonjësve për këtë diferencën 16.7% e 10 mijë lekshit që është shtesa e pagës”, deklaroi Saimir Bidaj,  anëtar i ProEksport Albania.

Gjatë vitit të fundit, rënia e eksporteve u shoqërua edhe me shkurtime të vendeve të punës shifër e cila arriti në  rreth 12 mijë në sektorin e fasonerisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›