E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fatmir Mediu në Asamblenë e OSBE-së: Shqipëria është autokraci elektorale

Në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së në Hagë, kryerepublikani Fatmir Mediu denoncoi se, sipas tij, lidhjet e qeverisë shqiptare me krimin dhe farsat zgjedhore janë kërcënim për stabilitetin në Shqipëri dhe Ballkan.

Mediu tha se në Shqipëri krimi i organizuar, trafiku i drogës dhe korrupsioni po minojnë shtetin e së drejtës, institucionet demokratike dhe besimin e qytetarëve. Kjo situatë, tha Mediu, është një kërcënim i drejtpërdrejtë edhe për arkitekturën e sigurisë në hapësirën e OSBE-së.

Mediu tha se zgjedhjet e fundit, të vëzhguara edhe nga OSBE-ja, ishin një farsë, të karakterizuara nga blerja e votës dhe intimidimi i votuesve. Sot, Shqipëria, tha ai, klasifikohet si autokraci elektorale. Mediu njohu të pranishmit edhe me protestën qytetare, me në fokus, sipas tij, kundërshtinë ndaj qeverisë së korruptuar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›