E Enjte, 5 Nëntor 2026

Favorizoi grupet kriminale; Apeli lë në burg ish-shefin e policisë

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi të njëjtin vendim për Leonard Palushin, ish-shefin e policisë i akuzuar se kishte lidhje me erjon alibej duke favorizuar grupet kriminale.

Togat e zeza për ish-zyrtarin e policisë kanë lënë në fuqi dënimin me 3 vite e 6 muaj burg, por me gjykim të shkurtuar ai do të vuajnë 2 vite e 4 muaj në qeli.

Shkalla e parë e shpalli fajtor Palushin, pasi u provua se tjetërsoi provat në vrasjen e Emiljano Ramazanit i porositur nga erjon alibej, një nga personat më të përfolur të krimit në Elbasan.

Ish-zyrtari i policisë u arrestua nga spak në kuadër të operacionit “plumbi i artë”. Sipas prokurorisë ishte vetë Palushi ai që dha informacione për armën e gjetur në servisin e manahasëve, për t’i inkriminuar këta të fundit edhe pse nuk kishin lidhje në vrasjen e Ramazanit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›