Ndryshimi i ligjeve të drejtësisë; i ngarkuari me punë i SHBA takime me aktorët politik

I ngarkuari me punë i ambasadës amerikane në Tiranë, David Wisner, nisi sot takimet me përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës në parlament.
Diplomati wisner po takon kryetaren e komisionit të ligjeve, socialisten Klotilda Bushka dhe nënkryetaren e PD, Dhurata Çupi.
Një prej çështjeve më të rëndësishme që pritet të shqyrtojë komisioni i ligjeve deri në fundin e këtij viti është ndryshimi i ligjeve bazë të reformës në drejtësi, një proces që kërkon konsensus mes opozitës dhe mazhorancës pasi këto ligje miratohen me 84 vota.
Prej ardhjes në tiranë i ngarkuari me punë i ambasadës amerikane, wisner ka takuar presidentin, kryeministrin, kryetaren e kuvendit, disa prej përfaqësuesve të qeverisë, por deri më tani ai nuk ka zhvilluar asnjë takim me drejtuesit e opozitës.