Faza “play-off” e Kupës së Botës, Kombëtarja zhvillon stërvitjen e dytë në “Shtëpinë e Futbollit”

TIRANË, 24 mars /ATSH/ Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e fazës “play-off” të Kupës së Botës ndaj Polonisë në Varshavë.
Departamenti i Komunikimit bën me dije se në stërvitjen e sotme ekipi ishte i plotë, pasi janë bashkuar edhe tre lojtarët e fundit, ndërkohë që të gjithë lojtarët ndodhen në gjendje të mirë fizike. Fokusi i stërvitjes ishte te skemat taktike dhe goditjet standarde.
Ditën e nesërme, ekipi do të udhëtojë drejt Varshavës, ku në mbërritje do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në stadiumin “PGE Narodowy” në orën 18:00.
Ndërkohë, në orën 17:00, trajneri Silvinjo dhe një lojtar do të dalin para medieve në konferencën për shtyp.
/gj.m/j.p/r.e/