FUTBOLL – Salah largohet nga ”Liverpool”-i

LONDËR, 24 mars /ATSH-AFP/ – Sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah, i cili është bërë një yll global që nga mbërritja e tij në vitin 2017, do të largohet nga ”Liverpool”-i në fund të sezonit aktual, njoftoi sot klubi anglez.
“Sulmuesi ka arritur një marrëveshje me Reds, e cila do ta shohë atë të përfundojë një kapitull të jashtëzakonshëm nëntëvjeçar në ‘Anfield”, shkruan në një deklaratë kampionët në fuqi të Anglisë.
“Salah shprehu dëshirën e tij për ta bërë këtë njoftim për tifozët sa më shpejt të jetë e mundur për të siguruar transparencë në lidhje me të ardhmen e tij, nga respekti dhe mirënjohja ndaj tyre”, shton deklarata./ a.jor.