Fëmijët ngjyrosin librin me ikona në Muzeun e Artit Mesjetar

View this post on Instagram
TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Në kuadër të Ditëve Evropiane të Trashëgimisë Kulturore, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar dhe shkollën “Stavri Themeli” realizuan sot aktivitetin “Ikonat- të shkruash ikonat, të pikturosh fjalët”, bazuar mbi librin e botuar nga ChwB Albania.
Muzeu i Artit Mesjetar u mbush me harenë e fëmijëve të cilët u njohën me librin dhe e plotësuan duke ngjyrosur ikonat e tij. DRTK Korçë e konsideroi një udhëtim krijimtarie, ku arti vizual dhe fjala e shkruar u bashkuan për të përcjellë mesazhin se trashëgimia kulturore nuk është vetëm kujtesë por dhe frymëzim për të ardhmen.
Në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar, fëmijët zbuluan botën e ikonave mesjetare, ngjyrat, simbolet dhe mesazhet e tyre. Pritet që MKAM Korçë të çelë dhe ekspozitën me libra dhe botime fetare, pjesë e fondit muzeor të këtij muzeu.
Koleksioni i botimeve fetare, dikur pjesë e kishave dhe katedraleve, do të ekspozohen për herë të parë në hapësirat e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar. /j.p/