E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shqipëria U-21 zhvillon miqësoren e radhës ndaj San Marinos më 10 tetor në “Air Albania”

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore në muajin tetor ndaj San Marinos U-21. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me homologët e San Marinos që ndeshja të luhet më 10 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 17:00.

Sipas FSHF-së, takimet miqësore janë shumë të rëndësishme për trajnerin Alban Bushi dhe stafin teknik të Kombëtares U-21, pasi u japin mundësi të vëzhgojnë nga afër lojtarët e grumbulluar dhe të ndërtojnë një grup sa më konkurrues në funksion të Europianit U-21 2027.

Deri në Kampionatin Europian U-21 2027, kuqezinjtë do të zbresin në fushë vetëm për takime miqësore, pasi Shqipëria U-21 është e kualifikuar automatikisht në këtë turne madhor si një nga vendet mikpritëse të EURO U-21.

/e.i/j.p/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›