Fëmijët po preken nga ekzemat virale, mjekët thonë se faktorët janë të jashtëm dhe zgjat disa ditë

Këto janë imazhet e fëmijëve të prekur nga ekzema virale , një patologji e cila po haset gjatë gjithë muajit maj tek moshat e vogla e që për mjekët peidiatër është bërë shumë prezentë gjatë vizitave
“Fëmijët vijnë tek ne me forma të rasheve virale , ekzemave virale që ka një lloj dermatiti kryesisht në pjesët e ekspozuara si në këmbë , duar por edhe në trup. Ndonjëherë shfaqet edhe me urtikarie të gjeneralizuar në të gjithë trupin që zgjasin disa ditë , por që është një patologji të cilën e vërejmë shumë shpesh. Gjatë muajit janar kishim raste sporadike por që menduam se shkak ishte përdorimi i antibiotikëve por gjatë muajit prill dhe maj rastet me ekzema virale në lëkurë janë shtuar. Në një ditë mund të kemi 3-4 vizita më të tilla simptoma”, u shpreh Sonila Brati, pediatre ne QSH.2.
Mjekja sqaron se ekzema nuk është ngjitëse dhe faktorët që mund ta nxisin atë mund të jenë të jashtëm dhe ushqimor
“Ngelet më shumë të jetë virale , pra e shkaktuar nga ndonjë virus. Por mund të jetë edhe me origjinë ushqimore të mbyllura si çokollatat apo ngjyruesit e konservuar, apo nga detergjentet e rrobave që përdoren në sasi të madhe”, u shpreh mjekja.
Diagnoza zakonisht mbyllet nga mjekët e qendrave shëndetësore me përjashtim të rasteve kur fëmija është prekur nga një urtikarie e gjeneralizuar.
“Nuk ka mjekim specifik por ne i qetësojmë fëmijët me një antialergjik dhe i rekomandojmë qëndrimin në shtëpi”, tha Brati.
Në situata të tilla mjekët rekomandojmë izolimin në shtëpi të fëmijëve nga faktorët e jashtëm ndikues deri në normalizim të gjendjes shëndetësore.
/RTSH/