Më pak raste me viroza, sipas mjekëve, rastet në spital, janë me simptoma më të lehta

Fundi i muaj maj ka sjell më pak raste të pacientëve që kërkojnë shërbim mjekësore pranë Urgjencës së Spitalit Rajonal të Kukësit nga virozat kryesisht te moshat pediatrike. Në 24 orë rreth 50 fëmijë i drejtohen urgjencës së spitalit.
“Nuk është se ka ikur totalisht por jemi në një fluks të ulur, ka raste por nuk është siç ka qenë. Raste të shtuara nuk ka më dhe komplikacionet tani kanë rënë”, tha Shefi i Urgjencës, Emin Ferati.
Shefi i urgjencës Emin Ferati theksoi se simptomat tek pacientët janë më të lehta. Me ardhjen e verës duhet pasur më shumë kujdes pasi shtohen rastet nga helmimet kryesisht përmes ushqimit.
“Kur nxehet koha shtohen gastroenteritet për shkak të intoksikimit ushqimor”, tha shefi i Urgjencës.
Moshat që kanë shfaqur më tepër probleme dhe kanë pasur nevojë për trajtim nga bluzat e bardha janë ato nga 3-7 vjeç.
/RTSH/