Fëmijët të apasionuar pas programimit, nxënësit krijojnë aplikacione që përdoren në fusha të ndryshme

Një nxënës i klasës së shtatë në shkollën “Niket Dardani” ka arritur të programojë një radar. Skerdilajd Trimi thiotë se projekti ishte sfidues për të, por i ka hapur rrugë interesit për teknologjinë.
“Me shumë nga mami më mbështeti për projektin sepse ishte një projekt i vështirë. Gjatë fillimit hasa shumë probleme me kodimin dhe mënyrën e strukturës së projektit, por më ndihmoi dhe e arrita. E kam shumë qejf kodimin, ka vite që më pëlqen dhe e kam pasion”, tha Skerdilajd Trimi, nxënës.
Radari i krijuar nga Skerdilajdi, që u bë funksional nëprmjet kodimit, lëviz në një kënd prej 180 gradësh dhe mund të shërbejë si kontroll sistemi apo sinjal sigurie.
“Ky është një ultrasonic radar i cili është programuar me kodin PDE ndërsa ky rrotullohet 180 gradë. Në të ardhmen mund të ndikojë shumë përmes automatizimit sepse mund të lidhet kodi me pjesën fizike. Mund të shërbejë si sistem alarmi ose për të ndezur e fikur dritat automatikisht”, shtoi Trimi.
Në këtë rrugë, siç ai pohon, ka pasur mbështetjen e nënës së tij, e cila tregon se angazhimi në programim erdhi dhe si një mjet për të larguar djalin e saj nga celulari.
“Duke parë që fëmijët e sotëm janë shumë të ndërlidhur me teknologjinë dhe se fusha e programimit është zhvilluar tej mase, jam përpjekur t’ia përcjell edhe si profesion për ta shkëputur pak nga telefoni. Është çështje dëshire, fëmija duhet të bëjë atë që ka dëshirë. Unë e pashë që e kishte me dëshirë, prandaj po investojmë në kohë dhe financiarisht që të dalë diku në një profesion që e bën me pasion”, tha nëna e Skerdilajd Trimit.
E pyetur se si e mësoi që Skerdilajdi ishte i apasionuar pas teknologjisë, ajo ndan një histori interesante.
“Para 3 ose katër vitesh më bëri një rreng nëpërmjet gjuhës së programimti më kërkoi ti bjija dicka online nëpërmjet kartës së kreditit dhe më tha që ishte 0 euro, ajo ishte modifikuar nga ana e tij aty e kuptova që mudn ta përdor për ti shërbyer e për ta rritur në të ardhmen”, tha ajo.
Skerdilajdi tashmë planifikon projekte të tjera, si një shkop inteligjent për personat me probleme shikimi, ndersa në të ardhmen synon të fokusohet në cybersecurity./vizionplus.tv