E Martë, 3 Nëntor 2026

“Ferma e fluturave”, Rama: Sipërmarrje unike e të riut në fshatin Mjedë

TIRANË,18 qershor/ATSH/ Në fshatin Mjedë, në Vaun e Dejës, një i ri 26-vjeçar ka ngritur një sipërmarrje të veçantë, “Fermën e fluturave”.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale iniciativën e 26-vjeçarit, Marko Prendi.

“Marko Prendi djaloshi 26-vjeçar nga fshati Mjedë, në Vaun e Dejës ka ngritur një sipërmarrje unike, “Fermën e Fluturave’’, e para e këtij lloji në Shqipëri dhe në Ballkan”, tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “Prendi i diplomuar për Biologji Mjedisi, nuk ka vendosur të largohet nga vendi, por ka ditur të kombinojë më së miri profesionin e tij me biznesin që ka hapur, duke rritur 1500 flutura brenda një kopshti përrallor, të cilin synon ta zhvillojë më tej si një destinacion modern për turizëm, edukim dhe kërkim shkencor”.

Sipas biologëve në vendin tonë janë 205 lloje fluturash dhe më e bukura prej tyre mban emrin “Danaus chrysippus” dhe gjendet më së shumti në zonën e Karavastasë.

Fluturat janë terapi për njerëzit. Për fëmijët ato janë ilaç dhe nxitës i ndërgjegjes në zhvillimin mendor. Ashtu si bletët, ato janë përgjegjëse për vazhdimësinë e jetës në tokë. Falë pllenimit të luleve ato realizojnë frutifikimin dhe shtimin e bimëve.

1 nga 5

/k.s/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›