E Martë, 3 Nëntor 2026

Dita e Gastronomisë, Kumbaro: Vlerësojmë produktet autentike të certifikuara

TIRANË, 18 qershor /ATSH/ Gastronomia shqiptare përbën një aspekt të rëndësishëm të turizmit shqiptar, ku pothuajse çdo krahinë ofron specialitetet e saj të veçanta.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaros sot në ditën Ndërkombëtare të  Gastronomisë së Qëndrueshme publikoi në rrjete sociale pamje të gatimeve shqiptare, që kanë shumëllojshmëri shijesh dhe një menu mesdhetare.

“Dita Botërore e Gastronomisë së Qëndrueshme na kujton se shija më e mirë vjen nga toka që e duam dhe e mbrojmë”, tha Kumbaro.

Ministrja u ndal në produktet autentike shqiptare të certifikuara.

“Nga llokumet e bajamta të Përmetit e zonjat që po bëjnë glikotë me arra (ose kaçka siç i thonë), te flija e Kukësit që po regjistrohet si produkt me Specialitet Tradicional të Garantuar (STG), nga mjalti i Bedunicës e deri te perimet bio që rriten me kujdes në fermat tona, si shqiptarë kemi çdo arsye të jemi krenarë për thesaret tona kulinare”, tha ajo.

“Gastronomia e qëndrueshme që kremtohet këtë ditë nga Organizata Botërore e Turizmit nuk është vetëm traditë, është ekonomi lokale, kujdes për natyrën dhe trashëgimi kulturore që jeton në çdo shije”, u shpreh Kumbaro.

1 nga 9

/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›