Fermerët aplikojnë për kompensimin 10% të autofaturave, 735 mijë euro kërkesa në 8 ditët e para

TIRANË, 8 korrik /ATSH/ Vijon procesi i aplikimit të fermerëve për përfitimin e kompensimit në masën 10% të vlerës së autofaturave, ndërsa në 8 ditët e para janë regjistruar 258 aplikime.
Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nga aplikimet e dorëzuara, 254 prej tyre janë në proces shqyrtimi ose janë miratuar. Vlera totale e kompensimit të kërkuar nga fermerët ka arritur në 735 mijë euro.
Administrata Tatimore u bën thirrje fermerëve të regjistruar që të vijojnë aplikimet përmes platformës eFiling, për të përfituar kompensimin sipas kushteve dhe procedurave të përcaktuara.
Për asistencë gjatë procesit të aplikimit apo për çdo paqartësi, fermerët mund të kontaktojnë Administratën Tatimore në adresën e dedikuar info.fermeret@tatime.gov.al. njofton DPT.

/e.xh/j.p/