E Diel, 1 Nëntor 2026

Fermerët marrin mbështetje financiare për bujqësinë organike dhe certifikimin Global G.A.P, afati i fundit i aplikimit 26 qershor

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë thirrje për të gjithë fermerët e interesuar që të dorëzojnë aplikimet për përfitimin e mbështetjes financiare në kuadër të Skemës Kombëtare 2026. Afati i fundit për aplikim është data 26 qershor 2026.

Mbështetja për sektorin bujqësor këtë vit është përqendruar në dy drejtime kryesore: promovimin e bujqësisë organike dhe mbulimin e kostove për certifikimin Global G.A.P.

Kjo masë synon nxitjen e prodhimit sipas standardeve të certifikuara, rritjen e konkurrueshmërisë dhe promovimin e praktikave bujqësore të qëndrueshme. Financimi për fermerët përfitues ndahet sipas fazave të certifikimit:

  • Viti i parë i certifikimit: 100,000 lekë.
  • Viti i dytë i certifikimit: 150,000 lekë.
  • Viti i tretë i certifikimit: 150,000 lekë.
  • Fermat e certifikuara organike: 200,000 lekë.

Informacion për aplikantët

Fermerët që dëshirojnë të aplikojnë për këto fonde duhet të veprojnë brenda afatit të 26 qershorit. Për asistencë teknike gjatë procesit të aplikimit, të interesuarit mund t’i drejtohen agropikave lokale; zyrave rajonale të ekstensionit bujqësor. Skema mbulon 50% të vlerës së faturave tatimore për analizat e produkteve, me nivele të përcaktuara financimi bazuar në llojin e certifikimit:

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›