E Diel, 1 Nëntor 2026

Ferras, 120 banesa të prekura/ Nisa faza e parë e verifikimeve të dëmeve, grupe pune në terren

Në Ferras të Fierit përmbytjet  shkaktuan dëme të shumta në të paktën 120 shtëpi.

Katër grupe verifikimi  po trokasin derë me derë në shtëpitë e fshatit për të verifikuar atë çfarë shkaktoi vërshimi I lumenjve.

Semani dhe Shkumbin dolën nga shtrati dhe përmbytën banesa dhe qindra hektarë tokë jo vetëm në Fier por dhe Patos e Rroskovec.

Në fshatin Thanasaj ku Shkumbini  kaloi nivelin e argjinaturës dhe  preku  rreth 20 banesa banorët po largojnë baltën nga oborret

Hidrovorët sipas emergjencave civile janë në gjendje pune dhe gatishmëri të plotë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›