E Diel, 1 Nëntor 2026

Festa e Shën Kollit, besimtarët në Shkodër kryejnë procesionin tradicional

Besimtarët shkodranë kremtuan vigjiljen e festës së Shën Kollit, duke marrë pjesë në procesionin tradicional që u zhvillua në rrugët e qytetit. Me qirinj, lutje dhe këngë liturgjike, qindra qytetarë përcollën atmosferën shpirtërore të kësaj feste të rëndësishme të Kishës Katolike.

Në përfundim të procesionit, mesha u mbajt në kishën e Shën Kollit në Shkodër, e udhëhequr nga famullitari i Beltojës dhe zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, dom Mark Pashkja.

“Këtë natë, po më vinte ndërmend një fragment prej një libri të At Zef Pllumit “Rrno për me tregue”. ‘Ishte natë acar dimri diku në male të Shoshit dhe më kishin thirrur për të pajtuar një gjak. Nuk do të kishim shpresa se do të arrinim, në atë temperaturë pyesja veten: pse duhet të dal, pse duhet me shku. Atëherë u mendova për pak çaste dhe u përgjigja se Krishti është arsyeja, motivi i gjithçkaje në jetë’”, u shpreh dom Mark Pashkja.

Shën Kolli, figurë e dashur në traditën e krishterë, ka jetuar në shekujt III-IV. Ai nderohet si mbrojtës i fëmijëve, udhëtarëve, marinarëve, të burgosurve dhe të shtypurve, duke mbetur simbol i paqes, bujarisë dhe mëshirës.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›