E Diel, 1 Nëntor 2026

Universiteti Bujqësor finalizon programet master me BOKU-n

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Delegacioni i Universitetit Bujqësor të Tiranës, (UBT), përfaqësuar nga profesorë dhe akademikë, përmbylli misionin e tij të 15-të në Vjenë, ku së bashku me 29 anëtarë të stafit akademik të Universitetit BOKU finalizuan titujt e programeve të reja Master në Shkenca, që do të lançohen në tetor të vitit 2026.

Gjatë takimit, delegacioni i UBT dhe ekipi i BOKU diskutuan standardet akademike, kurrikulat dhe strategjitë për implementimin e programeve, duke forcuar bashkëpunimin akademik dhe duke avancuar Strategjinë UBT 2030.

Programet e reja Master synojnë të ofrojnë mundësi të avancuara për studentët, si dhe të zhvillojnë kapacitete kërkimore dhe profesionale sipas standardeve ndërkombëtare.

Delegacioni i UBT shprehu falënderime të veçanta për Profesor Hubert Hasenauer dhe ekipin e BOKU për mbështetjen gjatë gjithë këtij procesi.

Finalizimi i këtij misioni shënon një hap të rëndësishëm drejt ofrimit të programeve Master në tetor 2026 dhe përforcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar akademik. /e.xh/ /a.g/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›