E Hënë, 2 Nëntor 2026

Festa e shtegtarëve në Librazhd, emigrantët festojnë në sheshin e qytetit

Festa e shtegtarëve, kështu e ka pagëzuar bashkia e Gramshit aktivitetin që mbledh emigrantët e kthyer me pushime si shprehje e mikpritjes.

Rreth tre mijë veta u bënë pjesë e festës në qendër të Librazhdit ku kënduan së bashku ku argëtuan bashkë me artistët profesionistë deri në mesnatë.

Kryebashkiaku Mariglen Disha i ftoi emigrantët që të rikthehen në zonë, për të investuar në agroturizëm, falë përmirësimit të infrastrukturës rrugore

“Festa e Shtegtarëve” ku performuan këngëtarë të mirënjohur vendas si dhe të ardhur nga Tirana, krijoi një atmosferë të jashtëzakonshme në qytetin e bukur buze Shkumbinit.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›