Festat e fundvitit ANTA hap tenderin 17 milione leke
TIRANE- Festat e fundvitit i kane mjaftuar Agjencise Nacionale te Trafikut Ajror qe te parashikoje nje shpenzim jo te vogel. ANTA ka bere nje kerkese per propozime si forme te prokurimit publik me objekt prokurimi Sherbimi per darken e Vitit te Ri 2012 per punonjesit e ANTA sh.a. Sipas dokumentit qe disponon Lajmifundit mesohet se fondi limit i percaktuar per kete prokurim eshte 1 700 000 nje milion e shtateqind mije leke pa TVSH ndryshe 17 milion leke te vjetra vene ne dispozicion nga te ardhurat e ANTA sh.a. Afati i ekzekutimit te kontrates paraqitet ne formen Nje mbremje festive per festen e Vitit e Ri me muzike ne daten 28.12.2011 nga ora 2000 deri ne oren 0400. Data e zhvillimit te tenderit eshte percaktuar 12.12.2011 ora 0900 ndersa vendi i zhvillimit te Tenderit eshte Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror sha Rinas. Agjensia Nacionale e Trafikut Ajror ANTA sh.a. eshte ne vartesi te Ministrise se Ekonomise dhe Ministrise se Puneve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit. Kjo agjensi ka statusin e shoqerise aksionere ku 100 te aksioneve i zoteron shteti shqiptar.