Festat e fundvitit, rriten masat e sigurisë në Vlorë. Policia aksion në kontrollin e mjeteve të dyshimta

Në kuadër të rritjes së masave të sigurisë për festat e fundvitit, policia e Vlorës ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një aksion të gjerë kontrollesh në të gjithë qytetin.
Gjatë operacionit janë kontrolluar mjete të dyshimta në hyrje-daljet e qytetit, si edhe në pika të ndryshme me qarkullim të lartë. Policia ka synuar parandalimin e ngjarjeve të mundshme dhe garantimin e një mjedisi sa më të sigurt për qytetarët dhe vizitorët.
Kontrollet pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa autoritetet theksojnë se këto masa janë pjesë e planit të posaçëm për sezonin festiv, me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
/rtsh.al/