E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali Europian i Letërsisë, zëri i heshtur i Polonisë vjen përmes poezisë së nobelistes Wisława Szymborska

E tërhequr në pamje, por e fuqishme në mendim, Wisława Szymborska u rikthye në Tiranë përmes poezisë së saj, në një bisedë që solli kulturën polake në qendër të Festivalit të Letërsisë Evropiane. Një poezi që flet pa zë të lartë, por mbërrin tek të gjithë.

Szymborska, poetja që e nisi rrugëtimin artistik me ilustrime, ndërtoi një univers fjalësh të thjeshta e mendimesh tronditëse. Ajo e besonte se poezia duhet kuptuar nga kushdo, madje siç thoshte vetë, edhe nga zjarrfikësit. Në këtë takim, figura e saj u rrëfye nga Michał Rusinek, ish-sekretari personal i nobelistes, i cili solli para publikut jo vetëm shkrimtaren e madhe, por edhe njeriun: një grua që druhej nga vëmendja, aq sa kishte menduar të refuzonte çmimin Nobel.

Festivalit të Letërsisë Evropiane, në edicionin e dytë, po e shndërron Tiranën në një hapësirë dialogu mes kulturave, ku letërsia nuk flet vetëm për libra, por për shqetësimet, frikërat dhe pyetjet e shoqërisë së sotme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›