Festivali folklorik “Divani Lunxhot” – Këngë, valle dhe larmi kostumesh në edicionin e dhjetë

Dhoksati, një nga 100 fshatrat e përzgjedhur nga qeveria shqiptare si destinacion turistik mirëpriti mbrëmjen e së mërkurës festivalin folklorik “Divani Lunxhot”.
Nata e parë e këtij eventi 10- vjeçar bëri bashkë 7 grupe dhe ansamble popullore nga zonat të ndryshme të Shqipërisë, si Tirana, Himara, Berati, por edhe minoritetet të cilët prezantuan vlerat më të arrira të folkut dhe etnografisë.
Festa e përvitshme e këngës dhe valles popullore për organizatorin Koço Vasili është mjaft e rëndësishëm jo vetëm për mbajtjen gjallë të traditës, por edhe për promovimin e turizmit.
“Këtu kryqëzojmë kulturat. Turistët këtu gjejnë kulturën dhe traditën shqiptare dhe i mirëpresim”, tha Vasili.
Më herët përmes një aktiviteti modest u përkujtua patrioti lunxhot Koto Hoxhi, në kuadër të 200 vjetorit të lindjes, ndërsa përmes një fotoekspozite u prezantua ecuria 10 vjeçare e “Divanit Lunxhot”.
Skena e këtij festivali do të mirëpresë sot artistë të 7 grupeve të tjerë popullorë.
/rtsh.al/