Festivali i Letërsisë Europiane, një mbrëmje kushtuar shkrimtarëve që sakrifikuan në emër të lirisë

Edicioni i dytë i Festivalit të Letërsisë Evropiane bashkon në Tiranë shkrimtarë nga e gjithë Evropa në biseda ku diskutohen botë letrare, personazhe, rryma, ide, identitete, epoka tranzicioni, gjurmë dhe trauma. Ky festival, përmes zërave letrarë evropianë të pranishëm, na kujton se sa e shenjtë është liria e pikërisht disa shkrimtarë që sakrifikuan në emër të lirisë si: Vilson Blloshmi, Martin Camaj, Frederik Rreshpja, Kasem Trebeshina dhe Musine Kokalari, të cilët nderohen në këtë festival.
Një mbrëmje për ata që mbajtën ndezur flakën e ndërgjegjes duke na mësuar të ëndërrojmë. Për ata që zgjodhën vetëdijen dhe e panë të ardhmen pa kufij e pa mure, që patën vetëm një luftë- atë për të mbetur njeri, dhe që luftuan me një armë të vetme- fjalën!
/RTSH/