Festivali i nomadëve digjitalë, Mazniku: Shqipëria, zgjedhje ideale për punë nga distancë

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku mori pjesë sot në festivalin e nomadëve digjitalë në Tiranë.
Në këtë festival morën nomadë digjitalë në mbarë botën, profesionistë, sipërmarrës dhe të rinjtë që aktualisht eksplorojnë botën e punës në distancë, ose ëndërrojnë për një punë të tillë.
Mazniku tha se “ky është një event dedikuar promovimit të Shqipërisë si destinacion tejet oportun për nomadët digjitalë, ku padiskutim avantazhet e vendit tonë si kosto e ulët e jetesës, infrastruktura e zhvilluar digjitale, peizazhet e mrekullueshme, mundësitë financiare dhe lehtësirat fiskale konkurruese, e kanë transformuar Shqipërinë në një zgjedhje ideale për punë nga distancë”.
Në edicionin e dytë të festivalit morën pjesë me 3000 nomadë digjitalë.
/k.s/a.f/