Fier/ Në burg 20-vjeçarja e dyshuar për dhunimin e 17-vjeçares, vendosen masat edhe për dy të miturat

Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për tri vajzat e dyshuara për dhunimin e një 17-vjeçareje, ngjarje që ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik.
Gjatë seancës për verifikimin e masave të sigurisë, gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë së Fierit, duke vendosur masën “arrest me burg” për 20-vjeçaren e dyshuar si e përfshirë në ngjarje. Për njërën nga dy të miturat, 15 vjeçe, u konfirmua masa “arrest në shtëpi”, ndërsa për 15-vjeçaren tjetër gjykata vendosi masën “shtrim të përkohshëm në spital psikiatrik”.
Sipas autoriteteve, masat e sigurisë janë përcaktuar duke marrë në konsideratë moshën e secilës prej të dyshuarave, si dhe shkallën e përfshirjes së tyre në ngjarjen që po hetohet. Ndërkohë, Prokuroria e Fierit vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë penale të secilës prej të përfshirave.
/rtsh.al/