E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe shkatërroi makinën, arrestohet 36-vjeçari

Një 36-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Fierit, pasi akuzohet për dhunë në familje dhe shkatërrim të pronës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit me iniciale E. H., banues në qytetin e Fierit.

Sipas njoftimit për shtyp, ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Përveç agresionit fizik e psikologjik ndaj gruas, 36-vjeçari ka shfryrë zemërimin edhe mbi mjetin e tij, duke e dëmtuar atë. Mbi të rëndojnë dy vepra penale: “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›