E Diel, 1 Nëntor 2026

Fiken zjarret, vetëm 3 vatra aktive/ Përmirësohet situata, vetëm tre zjarre në Dajt, Bulqizë dhe Dibër

Pas ndërhyrjeve nga toka dhe nga ajri situata e zjarreve në vend  po përmirësohet. Shumica e vatrave janë vënë nën kontroll, ndërsa ekipet e emergjencave vijojnë betejën me flakët në tre vatra që mbeten aktive.

Vatrat aktive janë në Malin e Dajtit, Ballenjë dhe Qafën e Helmës.

Në Malin e Dajtit, gjatë ditës së djeshme u angazhuan 30 efektivë të FA-së dhe 30 efektivë zjarrfikës, ndërsa për shkak të terrenit të vështirë u aktivizua edhe 1 helikopter i FA-së. operacioni vijon por nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Ballenjë të  Dibrës , vatra vijon aktive por është  në terren të thepisur dhe shkëmbor. Për shuarjen janë angazhuar  forca ndërsa nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.

Edhe në  Qafë  Helmës të  Bulqizës, vatra vijon  të jetë aktive dhe mbahet nën monitorim  por pa rrezik për zonat e banuara.

Situata paraqitet e përmirësuar në Pukë. Në zonën e Tërbunit, Gojanit dhe Gjegjanit, Zjarri është shuar plotësisht, ndërsa zonat vijojnë të mbahen nën monitorim.

Për menaxhimin e situatës janë angazhuar në total 370 forca operacionale dhe 22 automjete zjarrfikëse 1 ekskavator të rëndë me zinxhir dhe 3 helikopterë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›