E Diel, 1 Nëntor 2026

Fiksimi i presidentit të Bylisit për ta transferuar –Haliti zbulon prapaskenat e kalimit të tij te klubi shqiptar

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është ish-futbollisti i njohur kosovar Ahmet Haliti, i cili rikthen kujtimet nga karriera e tij si futbollist dhe flet për rrugëtimin e ri në futboll, tashmë në rolin e ndihmës trajnerit te Ballkani. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Haliti ka treguar historinë interesante se si presidenti i Bylisit ishte fiksuar pas idesë së transferimit të tij, si dhe mënyrën se si ai vendosi që përfundimisht t’i bashkohet klubit shqiptar.


“Presidenti i Bylisit kish qenë i fiksum edhe me mu edhe këtu ka qenë, arsyeja pse kam kalu ka qenë bali Hash (menaxheri Hashim Vitija)”.

Haliti rrëfen për periudhën kur u transferua në Shqipëri dhe ku qëndronte dallimi kryesor mes dy kampionateve atë kohë telegrafi.com

“Nuk e di, më ka parë duke luajtur diku dhe kishte thënë e du me çdo kusht, a po kupton? Është ndoshta unë në atë kohë isha te Prishtina, edhe bisedova me Prishtinën ata donin me vazhdu kontratën”.

“E arrita një marrëveshje në fakt me Prishtinën, tash mbetën me u kry disa obligime ndaj meje. Prit një javë, prit dy javë, a po kupton këndej më bojke presion edhe bali Hash për atje, por unë nuk doja me kalu, sepse pak kushtet veçse u rregulluan edhe këtu”.

“Ndihesha mirë edhe në Prishtinë edhe më afër këtu. Nuk desha me kalu shumë atje. Po ashtu u prishëm me Prishtinën dhe pastaj ndoshta me cek faktin që kur e kam arritë marrëveshjen me Bylisin, kam qenë me një dasmë edhe bali Hash më shkruante non stop, është duke më bo presion, shumë presion po don gjithqysh, a po kupton?”.

“Edhe tash na duke kërcy kemi qenë duke vallëzu, veç e kam shkru një mesazh okej rregullo edhe kështu ka ndodhë kalimi im”, ka rrëfyer mes tjerash Haliti.

Episodin e plotë me Ahmet Halitin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›