E Diel, 1 Nëntor 2026

U mungon fitorja prej 9 ndeshjesh radhazi, United kthehet 40 vite pas

Humbja e pësuar në “Stamford Bridge” ka vulosur krizën e thellë që ka prekur ekipin e United. Formacioni i Michael Carrick prej 9 takimesh kompetitive radhazi nuk njeh fitore duke rikthyer kështu një ndjesi që në “Old Trafford” kishin përjetuar për herë të fundit gati 40 vite më parë.

Këtë në këtë sezon fitoren e fundit United e ka regjistruar në shtator kur mposhti Sabah në Champions League.

Në nëntë takimet e fundit United ka pësuar gjashtë humbje dhe ka barazuar tre. Në këto takime ka pësuar 18 gola dhe ka shënuar vetëm gjashtë.

Për herë të fundit që United nuk fitonte për 9 ndeshje me radhë skuadra drejtohej nga Sir Alex Ferguson. Në sezonin 1988, 84-vjeçari ishte ende në hapat e para të karrierës së tij. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›