E Diel, 1 Nëntor 2026

Fillon në Kosovë regjistrimi për votim të personave me nevoja të veçanta

PRISHTINË, 11 dhjetor /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka nisur procesi i regjistrimit për votim të personave me nevoja të veçanta, në kuadër të zgjedhjeve që do të mbahen më 28 dhjetor në Kosovë.

Sipas KQZ-së, të gjithë qytetarët që për shkak të aftësisë së kufizuar ose nevojave të veçanta nuk mund të votojnë në qendrën e tyre të votimit, mund të aplikojnë për të votuar nga shtëpia përmes ekipeve mobile.

Afati për regjistrim është nga 11 deri më 21 dhjetor 2025. Aplikimi mund të bëhet në platformën zyrtare të KQZ-së, vpnv.kqz-ks.org, ose në Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.

Për informacione shtesë, KQZ ka vënë në dispozicion numrat:

WhatsApp / Viber: +383 46 13 00 13
Linja pa pagesë: 0800 55 555

/KosovaPress//r.e/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›