E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet përdorimi i shërbimeve publike online, 87% e shqiptarëve përdorin internetin

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Përdorimi i internetit dhe i shërbimeve digjitale nga qytetarët shqiptarë po rritet ndjeshëm, sipas Anketës Kombëtare mbi Përdorimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në familje dhe individë.

Në grupmoshën 16-74 vjeç, 87,2% e individëve përdorin internetin, nga të cilët 97,3% e përdorin disa herë gjatë ditës.

Përdorimi kryesor realizohet përmes telefonave smart (99,9%), ndërsa laptopët dhe kompjuterët desktop zënë përkatësisht 41,2% dhe 20,9%.

Shërbimet e qeverisjes elektronike po përdoren gjerësisht.

Në vitin 2025, 99,5% e qytetarëve kanë një llogari në platformën e-Albania, duke u lehtësuar aksesin tek dokumente zyrtare si letërnjoftimi dhe certifikatat e lindjes, informacione mbi përfitimet sociale, detyrimet tatimore, si dhe shërbime arsimore dhe shëndetësore publike.

Marrja e informacionit nga faqet ose aplikacionet e internetit ka shënuar rritje me 2,2 pikë përqindje, ndërsa shkarkimi ose printimi i formularëve zyrtarë është rritur me 0,5 pikë përqindje krahasuar me vitin 2024.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›