E Diel, 1 Nëntor 2026

“Film di stato” rikthen kujtesën, Roland Sejko dokumentar mbi propagandën e regjimit komunist

Festivali “Ekrani i Artit” ka sjellë këtë edicion edhe dokumentarin “Film di Stato”, një produksion që rikthen vëmendjen te mënyra se si regjimi komunist përdori kinemanë dhe arkivat filmike si instrument propagande.

Puna mbi dokumentarin është shoqëruar me kërkime të gjata në materiale arkivore dhe dokumente të rezervuara të kohës.

“Këto materiale të vëna bashkë krijojnë një rrëfim që kërkon vërë ripërtëritje po të njëjtat imazhe duke u ndryshuar zërin dhe duke i dhënë zhurmat natyrale të filmit. Kjo ka krijuar ndoshta një imazh të ri”, Roland Sejko    Regjisor i “Film di Stato”

Edhe pse trajton një periudhë të kaluar filmi vazhdon të krijojë interes te publiku i sotëm.

Kjo është premiera e parë që bëhet këtu në Shkodër te ekrani i artit. Unë është hera e tretë që sjell filmat e mi në premierë vetëm këtu sepse e konsideroj një festival të rëndësishëm. Besoj se interesi është pasi jo thjesht i njohjes së historisë, interesi është në atë frymë që ka krijuar filmi, krijon ndoshta dhe një makth, një ankth, e rikrijon atë makth, e sjell dhe ndoshta nëpërmjet materialeve të vet të diktaturës ë ka krijuar është krijuar një film i ri ndryshe që tregon atë realitet duke përdorur për të njëjtat imazhe.

Përmes pamjeve arkivore dhe rrëfimit dokumentar, “Film di Stato” sjell një reflektim mbi raportin mes artit, propagandës dhe memories kolektive, duke e kthyer filmin në një nga produksionet që ka tërhequr vëmendje në festivalin Ekrani i Artit.

Gazetare: B. Cina  

/rtsh.al/                          

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›