E Hënë, 2 Nëntor 2026

Filmi me metrazh të shkurtër, 45 filma konkurojnë në festivalin ndërkombëtar në Korçë

Në Korçë ka nisur festivali ndërkombëtar i filmit me metrazh të shkurtër.

Pjesë e këtij edicioni janë bërë 45 filma nga 22 vende të ndryshme të botës, të cilat konkurrojnë në katër zhanra.

Festivali është çelur me dy filma palestinezë, që trajtojnë luftërat e viteve të fundit në këtë vend

“Filmi me metrazh të shkurtër sjell gjithçka brenda pak minutave, duke e bërë atë shumë interesant”, tha drejtori i festivalit, Gledis Bica.

“Dita e fundit e festivalit do t’i dedikohen grupmoshës së fëmijëve ndërkohë që do të shpërndahen edhe çmimet përkatëse”, deklaroi studiuesja Anxhela Çikopana. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›